Boksierja shumë e përfolur algjeriane, Imane Khelif ka siguruar fitoren e radhës në Lojërat Olimpike.
Khelif ka triumfuar në çerekfinale ndaj hungarezes Anna Luca Hamori.
Ajo ka siguruar tashmë një vend në gjysmëfinale, duke qenë absolutisht më e mirë se kundërshtarja e saj.
Khelif dështoi në një test gjinor në Kampionatin Botëror të Boksit në vitin 2023, pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo kishte kromozome XY, gjë që e ka që nga lindja, e kjo gjë solli shumë polemika, me boksieren nga Algjeria që është absolutish kryetemë e ditëve të fundit.
Një kaos në Lojërat Olimpike të Parisit u shkaktua nga Imane Khelif, boksierja nga Algjeria, pasi boksierja nga Italia, Angela Carini në lot refuzoi të luftojë kundër algjerianes duke dorëzuar meçin pas vetëm 46 sekondash, duke thënë se godije të tilla nuk kishte pranuar asnjëherë në karrierën e saj.