31.7 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Ilir Meta, “luftë” në dy gjykata për të fituar lirinë

- Advertisement -

Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, i izoluar në paraburgim prej tetorit të vitit të shkuar, pritet të bëjë lëvizjet e radhës gjatë kësaj jave në kërkim të lirisë.

Avokatët e tij mbrojtës të tij bënë me dije për A2 se gjatë kësaj jave ish-presidenti do të kërkojë rrëzimin e masës “arrest në burg” në Gjykatën Kushtetuese dhe në Apelin e Posaçëm.

Në Kushtetuese, Meta pritet të depozitojë ankim, mes të cilit do të pretendojë antikushtetutshmëri të vendimeve të dhëna nga të tre shkallët e gjykimit për lënien e tij në paraburgim, teksa hetohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Ndërsa në Apelin e Posaçëm, Meta do të “godasë” vendimin e 26 qershorit të Gjykatës së Posaçme, që refuzoi kërkesën e ish-Presidentit për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë.

Sipas mbrojtësve, Shkalla e Parë nuk ka arsyetuar në vendim ekzistencën e kushteve ligjore për mosndryshimin e masës së sigurisë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë. Nga ana e saj, në vendimin e arsyetuar, Gjykata e Posaçme, nënvizonte se gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër ish-presidentit Meta.

Burime pranë SPAK bënë me dije se procesi hetimor ndaj Ilir Metës, pjesë e të cilit janë edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe tre persona të tjerë është drejt përfundimit.

Të ngjashme

Të fundit