17.6 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Ilir Deda për idenë e Qeverisë së Tranzicionit: Të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak

- Advertisement -

Analisti Ilir Deda thotë se propozimi i LDK-së për Qeverinë e Tranzicionit, që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem, duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori.

Sipas tij, ky propozim “thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhëninen e Kosovës me shtetet perëndimore”.

Reagimi i tij i plotë:

Propozimi i LDK-së në thelb tregon për vendosmëri të ndryshimit të kulturës politke në vend, dhe bashkëpërgjegjësi të forcave politike për zgjidhjen e gjendjes së keqe socioekonomike, politike dhe demokratike në Kosovë.

Gjithashtu, thërret për bashkëpërgjegjësi në situatë të rëndë gjeopolitike, dhe vendime të përbashkëta që kthejnë në binar pozitiv marrëdhëninen e Kosovës me shtetet perëndimore.

Ky dhe çdo propozim që e nxjerr Kosovën nga polarizimi ekstrem duhet të trajtohet me seriozitet në dialog ndërpartiak dhe nuk duhet refuzuar apriori.

Të ngjashme

Të fundit