5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ikja e Qeverisë Kurti nga studiot televizive, Çitaku: Unë po ua kuptoj sikletin

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në Rubikon me ka thënë se Kurti përveç debateve televizive, i ka ikur edhe debateve në Kuvend.

“Nuk është që i kanë ikur debatit vetëm në studiot televizive, i kanë ikur debatit edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, iu kanë ikur edhe pyetjeve parlamentare. Dhe unë që të jem e sinqertë, po ua kuptoj nga pak sikletin”, tha Çitaku.

Çitaku tutje shtoi se kjo qeveri për katër vite nuk ka as edhe një rezultat të vetëm.

“As edhe një rezultat i vetëm për katër vite, dhe në vend që të vijnë ta kërkojnë votën, hajde le të harrojmë mospraninë e tyre në studiot televizive. Le të shohim se çfarë po u komunikojnë ata vet mbështetësve të tyre nuk është bilanc i punës dhe rezultateve”, vijoi tutje Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit