Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës janë regjistruar reshje shiu në shumicën e stacioneve meteorologjike të vendit.
Sasia më e madhe e reshjeve është matur në Komoran 15.0 mm, ndërsa temperatura e ajrit në orën 14:00 ka qenë mesatarisht 14.9°C, me vlera që variojnë sipas rajoneve dhe lartësisë mbidetare.
IHMK tha se mesatarja mujore e temperaturave gjatë korrikut në Kosovë është 21.4°C e që sot ishte 7.4°C nën mesatare, ndërsa vitin e kaluar me datë 25/07/2025, në Kosovë ishin regjistruar temperaturat rekorde historike (42.5 në Klinë).
Postimi i plotë:






