18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Identifikohet edhe i dyshuari i dytë, i arrestuar për spiunazh me BIA-n

- Advertisement -

 

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës, aksion për të cilin raportoi sot ekskluzivisht Paparaci.

Paparaci ka siguruar edhe një fotografi të të arrestuarit Bedri Shabani.

Aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, tha Prokuroria, raporton Paparaci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit