16.2 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Ideja për reformimin e BE-së, njohësit e fushës me qëndrime të ndryshme

- Advertisement -

Në kuadër të ideve për zgjerimin e Bashkimit Evropian, ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Bearbock, erdhi me një propozim të ri së fundmi.

Në konferencën e përbashkët me përfaqësues të vendeve anëtare, kandidate dhe adresuese ajo theksoi rëndësinë për reformim në procesin e vendimmarrjes.

Sipas saj, është thelbësore që të kalohet nga parimi i unanimitetit, në vendim me shumicë të votave në fillim të vitit 2024.

“Aty ku ende zbatohet parimi i unanimitetit, vendimet po bëhen gjithnjë e më të vështira, sepse disa shtetete bllokojnë – ndonjëherë vendime për shkaqe që nuk kanë të bëjnë me lëndën dhe subjektin – duke përdorur fuqinë e tyre të vetos në dëm të unitetit. Atyre vende anëtare që mendojnë se një vendim me shumicë vote është kundër interesave të tyre  thelbësore  t’u jepet mundësia të nxjerrin një karton të verdhë. Në rast të tilla duhet të vijojnë negociatat dhe të kërkohen kompromise”, tha Bearbock.

Por, njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani thotë se iniciativa të tilla ka pasur gjithmonë, derisa thekson se kjo nuk duhet t’u japë shpresë vendeve të Ballkanit perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Por, ndryshe mendon politologu Fidan Ukaj. Sipas tij reforma në vendimmarrje u’a përshpejton vendeve kandidate anëtarësimin.

“Vendimmarrja e deritanishme e ka vështirësuar zgjerimin e BE-së e po ashtu shumë vende të cilat janë kandidate, ka vite që po presin në derën e BE-së pikërisht për shkak të mos unitetit në vendimmarrje të BE-së për zgjerimin me kandidatë ose vende të reja brenda këtij unioni”, tha Ukaj.

Aktualisht janë dhjetë vende të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjashtë prej të cilave i përkasin shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit