Juventusi dhe Paris Saint-Germaini po mendojnë t’i ndërrojnë sulmuesit në afatin kalimtar të janarit
Juventusi dhe Paris Saint-Germaini mund t’i shkëmbejnë sulmuesit e tyre gjatë këtij muaji.
Me këtë rast, Mauro Icardi do të përfundonte tek “Zonja e Vjetër” e Moise Kean në “Parkun e Princave.
Për këtë siguron mediumi francez “Le Parisien”
Icardi nuk po arrin të gjejë shumë hapësira në Paris dhe mund të rikthehet në Itali, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.
Ai në Torino mund ta zëvendësojë Alvaro Moratan, i cili mund të përfundojë në Barcelonë.
Juve nuk ka para të mjaftueshme për ta blerë ish-futbollistin e Sampdorias dhe Interit.
Për këtë arsye, e ofron në këmbim të tij sulmuesin Kean, i cili ka luajtur mirë gjatë huazimit të tij në Francë.