Opinionisti Ilir Ibrahimi e ka kritikuar qëndrimin 20 ditor të kryeministrit Albin Kurti në ShBA.
Ai tha se shefi i qeverisë kosovare nuk është dashur t’ia krijojë vetes këtë luks në krizën më të madhe ekonomike dhe kolapsin energjetik, si dhe në kohën kur në vend kishte greva dhe protesta
Këto deklarata ai i bëri në Klan Kosova FM.
Ndërsa për deklaratën e kryeministrit Kurti “Ju kam thënë se teksa pyesni se kur po shkon në Amerikë, do të pyesni se kur po kthehesh”, Ibrahimi tha që kjo deklaratë është thënë me krenari.
“Më vjen keq për këtë deklaratë të kryeministrit, pasi edhe për tri ditë kishte me kry punë të mëdha atje”, tha ai.