Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e vendit po përballen me humbje të mëdha financiare si pasojë e vendimeve gjyqësore, kryesisht për zbatimin e kontratës kolektive.
Sipas tij, gjatë vitit 2025 komunave iu janë marrë mbi 73.5 milionë euro, të shpërndara në kategori të ndryshme buxhetore: Investime kapitale: mbi 40 milionë €, mallra dhe shërbime: mbi 24 milionë €, shpenzime komunale: mbi 3 milionë €, subvencione dhe transfere: mbi 5.5 milionë €, kategoritë tjera buxhetore: pjesë nga shuma totale.
“Nga kjo shumë, komunat kanë mbetur me minus mbi 40 milionë euro vetëm në investime kapitale, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në mosrealizimin e projekteve zhvillimore dhe objektivave të kryetarëve të komunave”, ka deklaruar Ibrahimi për Telegrafin.