15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ibra ka në dorë fatin e Piolit

- Advertisement -

E ardhmja e Stefano Piolit varet vetëm nga Zlatan Ibrahimoviç.

Mediet italiane kanë bërë me dije se trajneri kuqezi është në pikëpyetje dhe suedezi është njëri prej atyre që mund t’i japë ose jo kohë për të ndryshuar rrjedhën e sezonit.

Për shumë ekspertë Piolit i është dhënë edhe një mundësi e fundit. Dueli me Sasuolon shikohet si një “finale” për teknikun, i cili konsiderohet si fajtori numër një për rezultatet e arritura nga Milani në javët e fundit.

Pikët në tabelë janë vetëm një nga akuzat, të cilat rëndojnë mbi Piolin. Ky i fundit akuzohet edhe për dëmtimet e shpeshta të lojtarëve të Milanit në këtë sezon.

Mediet tregojnë se një tjetër akuzë mbi trajnerin është edhe ajo sipas të cilës ai ka gisht në dëmtimet e shpeshta të lojtarëve. Përgatitësit atletikë janë njerëzit më besnik të trajnerit dhe për këtë arsye mbrohen me fanatizëm prej tij edhe pse në fushë nga java në javë radhët e lojtarëve të dëmtuar po shtohen.

Ndërsa “Milannews” thotë se RedBird dhe këshilltari më i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do të kenë një rol përcaktues për të ardhmen e Piolit në klub.

Ibrahimoviç u emërua në këtë post rreth dy javë më parë dhe dje në barazimin ndaj Salernitanas ishte prezent në shkallët e stadiumit, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si drejtor i klubit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit