2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Ibra do ta vazhdojë kontratën me Milanin me një rrogë simbolike

- Advertisement -

Zlatan Ibrahimovic dëshiron ta vazhdojë kontratën me Milanin.

Sulmuesi suedez pritet të mbetet pjesë e “Rossoneri” edhe në sezonin tjetër, ndërsa do ta marrë një rrogë simbolike dhe pjesa më e madhe e saj do të lidhet me rezultatet personale dhe të skuadrës.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Takimi me drejtorin teknik, Paolo Maldini dhe drejtorin sportiv Frederic Massara pritet të ndodhë javën e ardhshme kur sulmuesi veteran do të rikthehet në Milano për ta nisur rehabilitimin.

Aktualisht, 40 vjeçari gjendet në Suedi për t’u relaksuar me familjen pas intervenimit kirurgjik në gju, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë deri në janar 2023.

Dhe, sapo të rikthehet në qytetin e modës, do ta bëjë një takim me drejtuesit e Milanit për të folur rreth së ardhmes.

Ibra do t’i mbushë 41 vjet në fillim të tetorit, por ky fakt nuk po e pengon atë.

Legjenda suedeze dëshiron të vazhdojë, së paku edhe një vit tjetër. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit