Banka Qendrore e Kosovës javë më parë ka publikuar rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, përmes së cilës bëhet e ditur se ndalohet riqarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe se e valuta e vetme zyrtare në Kosovë është euro.
Për valutat të tjera, BQK-ja ka vendosur të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta joeuro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta joeuro dhe për aktivitetet të këmbimit valutor”.
Lidhur me këtë temë, të ftuar në emisionin “Five” në Televizionin Dukagjini kanë diskutuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi dhe ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka theksuar se presidenti serb vazhdon me deklarime se do të hapë banka private këtu në Kosovë, dhe se “ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës”.
“Vuçiqi vazhdon të thotë se ne do të hapim banka private. Nuk mund të hapë banka private. Ai duhet me ditë se Kosova është sovrane dhe ka pushtet gjithë territorin e Kosovës. Ato mjete do t’i mbartë në sistemin e caktuar te institucionet financiare në Kosovë që do të krijohen e jo që të hapë banka dhe filiale për teke të tija. Në këtë drejtim, duhet të jipet udhëzime nga BQK-ja dhe institucionet e tjera dhe të mos ketë panik në këto programe të investimeve serbe në Kosovë pro gradualisht do të kalojnë dhe do të harmonizohen në raport me institucionet vendore financiare”, ka thënë Ibishi.
Sipas tij, “BQK-ja duhet të japë më shumë detaje dhe udhëzime që qytetarët serbë në Kosovë të mos kenë “ndro” për pagat e tyre dhe ndihmat që i marrin nga Serbia, por që kontrollohen nga institucionet financiare vendore”.