Gazetari Milaim Zeka, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me emërimin e avokatit Gazmend Halili si këshilltar të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Zeka ka vënë në pikëpyetje këtë emërim, duke përmendur qëndrimet e Halilit për Gjykatën Speciale, në një kohë kur në Kosovë po zhvillohen diskutime për ndryshimin e ligjit që lidhet me këtë gjykatë.
“Pashë Zotin, Albin Kurti, me pas ministre të Drejtësisë Donika Gërvallën, ta ka marrë këshilltar Gazmend Halilin, avokatin që ia dimë qëndrimet e tij për Gjykatën Speciale, e këtë në këtë moment të zhvillimeve e ka marrë këshilltar. E s’shkojnë dyjat, edhe po du, edhe s’po du”, ka deklaruar Milaim Zeka në “Politiko”.






