Një i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës së tij, në Pagarushë të Malishevës, të shtunën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa arma e zjarrit e llojit pistoletë është konfiskuar nga njësiti policor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.