Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një njoftim, duke treguar për organizimin në lidhje me nderimin e Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që ndërroi jetë dje në mëngjes.
Në njoftim theksohet se nesër një delegacion i zgjeruar i VV-së do të shkojë në Tiranë.
Arsyeja është zbuluar në njoftim.
“Ditën e mërkurë, 3 korrik, një delegacion i zgjeruar i drejtuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të të gjitha niveleve merr pjesë në homazhet që do të mbahen në Teatrin e Operas dhe Baletit në Sheshin ‘Skënderbeu” në Tiranë në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare” – ka shkruar VV-ja në faqen e saj në Facebook.