28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“I luta me shku në zgjedhje, por s’po guxojnë”, analisti paralajmëron talljen e Kurtit me opozitën

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se gjasat për zgjedhje të reja janë zbehur.

Kjo pasi, sipas tij, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po ndryshojnë qëndrim për shpërndarjen e Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka paralajmëruar kritikat e kryeministrit Albin Kurti për opozitën, e cila nuk po gjen gjuhë të përbashkët.

“Po e paramendoj tash Albin Kurtin duket thënë edhe disa muaj me rend  I luta opozitën me shku në zgjedhje, po nuk po guxojnë’. Kurti ka me thënë gjithashtu ‘A i ke pa, nuk janë të bashkum, as të koordinum.. as me njëri tjetrin nuk folin. Njëri thot kështu e tjetri ashtu..’.. ‘Nuk dijnë cka dojnë opozita’. Krejt këto ka mi përdorë. E shfrytëzon ai mirë këtë. Nuk pata mundësi sot me i përcjellë ngjarjet politike në vend.. por i takova gjatë ditës nepër koridore disa persona që i njofin gjërat. Gjithashtu më erdhi në vesh një pozicion i fortë i AAK kundër zgjedhjeve të parakohshme. Kjo mund të nënkuptoj që nuk ka zgjedhje së shpejti. Thjesht nuk po ka konsensus me shku në zgjedhje sipas asaj që po shofim për momentin”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit