I kërkuan dorëheqje Gërvallës për Specialen, Guxo reagon: Drejtësi po, manipulim politik jo

- Advertisement -

Partia GUXO ka reaguar lidhur me protestat dhe debatet publike pas vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke thënë se shqetësimi i qytetarëve është legjitim, por se kjo situatë nuk duhet të shfrytëzohet për linçime politike.

Në një komunikatë për media, GUXO ka theksuar se protesta është e drejtë themelore demokratike dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.“Shqetësimi i qytetarëve për dënimet e fundit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, është i arsyeshëm dhe tërësisht legjitim. Protesta është një e drejtë themelore demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet me respektin më të madh”, thuhet në komunikatë.

Megjithatë, sipas GUXO-s, vendimet e gjykatës nuk mund të ndryshohen përmes presionit apo përplasjeve politike, por përmes rrugëve juridike.

“Dënimet drakonike që nxitën këtëreagim të madh popullor nuk mund të ndreqen përmes linçimeve politike e publike, por vetëm përmes një beteje të pastër juridike. Gjykata e Apelit, si nivel i dytë, mbetet rruga e vetme e duhur për adresimin institucional të këtij problemi”, thuhet më tej.

Të ngjashme

Të fundit