Dardan Velija, kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, i emëruar nga Qeveria Kurti përmes një postimi në Facebook ka mbështetur ngritjen e çmimit të energjisë që është kërkuar nga kompania turke KEDS që menaxhon me rrjetin dhe shpërndarjen, shkruan Periskopi.
Velija është arsyetuar se çmimet janë ngritur në tregjet botërore e nisur nga ky parim edhe kosovsrët duhet të paguajnë më shumë për faturat e rrymës.
“E vërteta është e thjeshtë: ZRRE nuk e ka rritur çmimin e energjisë. Çmimi është rritur në tregjet botërore dhe ne, si shoqëri që importojmë një pjesë të konsiderueshme të rrymës, po përballemi me këtë kosto. Pyetja e vetme reale është: Si ta përballojmë si shoqëri këtë kosto të re?”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: