13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

I biri i Oliver Ivanoviqit e sheh Listën Serbe përgjegjëse për vrasjen e të atit

- Advertisement -

Janë bërë gjashtë vjet që nga vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. E djali i tij shprehet i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë në Kosovë. Për Tëvë 1 ai tha që është i zhgënjyer edhe me misionet e huaja derisa tregoi se ka dyshime se kush mund te ketë kryer krimin.

Ka 6 vjet që po kërkon drejtësi për të atin e tij, Oliver Ivanoviç.

I biri i politikanit serb, Nikola ende nuk di asgjë se kush fshihet pas këtij krimi.

Andaj ai nuk e fsheh zhgënjimin e tij me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Megjithatë ai tregon se ky proces po shkon drejt fundit.

“Me aq sa di unë, dhe sa kam pasur rastin të flas me njerëzit e përfshirë në proces, procesi duhet të jetë drejt fundit, por në princip vet fundi, nuk e di si do të jetë fundi, dhe çfarë do të jetë vendimi, por në thelb shumë kanë humbur gjatë gjykimit sidomos kur janë në pyetje dëshmitarët e mbrojtur, prandaj nuk di si do të jetë fundi. Jam shumë i dëshpëruar. Sidomos që kryeministri Kurti shpesh di ta përmend drejtësinë, sundimin e ligjit, por në rastin tim, në rastin e familjes tonë nuk do të mund të vinim në një përfundim të tillë”, tha ai.

Ivanoviç thotë që është i zhgënjyer edhe me misionet e huaja derisa tregon se ka dyshime se kush mund te ketë kryer këtë krim.

“Jam i sigurt që edhe ata janë përgjegjës në mënyrën e tyre, pra po flas për Listën Serbe. Por përkundër kësaj, dhe pas të gjitha që kanë ndodhur, njëjtë mund të fajësoj edhe Bashkimin Evropian, BE-në që këtu janë të pranishëm si EULEX, pasi edhe procesi i gjykimit, kur ai ishte i akuzuar, ka qenë i pabazë, por megjithatë kanë vazhduar dhe punuar në atë proces”, ka deklaruar ai.

Oliver Ivanoviç, u vra nga një atentat në janar të vitit 2018.

Ai u qëllua më armë zjarri para zyrës së tij dhe më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk i bëri ballë plagëve të marra.

Të akuzuarit për vrasjen e politikanit lokal serb janë: Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Sillvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Radeta Basara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit