28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

I akuzuar për korrupsion, arrestohet lideri i opozitës në Indi

- Advertisement -

Politikani i njohur i opozitës dhe kryeministri i Delhi, Arvind Kejriwal është arrestuar nga agjencia e krimit financiar të Indisë. Ai akuzohet për korrupsion në lidhje me politikat e qytetit mbi shitjet e alkoolit. Kejriëal dhe partia e tij, Partia Aadmi (AAP), mohojnë çdo keqbërje dhe thonë se rasti është i motivuar politikisht.

Arrestimi i tij vjen disa javë përpara fillimit të votimit në zgjedhjet e përgjithshme të vendit. Policia rrethoi shtëpinë e Kejriwal të enjten ndërsa ajo u kontrollua nga anëtarët e agjencisë së Drejtorisë së Zbatimit.

Çështja ka të bëjë me pretendimet se një politikë e shitjes së alkoolit e zbatuar nga qeveria e Delhi në 2022 – e cila i dha fund monopolit të qeverisë – u dha avantazhe të panevojshme shitësve privatë. Kejriwal ka injoruar thirrjet e shumta në këtë rast.

AAP ka akuzuar Partinë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet se po luan “politikë të pistë” dhe thotë se do të kërkojë një seancë urgjente në Gjykatën e Lartë për të siguruar lirimin e Kejriwal.

Zgjedhjet e përgjithshme të Indisë do të zhvillohen në shtatë faza gjatë prillit dhe majit, dhe rezultatet që do të shpallen më 4 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit