Hysni Gucati ish kryetar i OVL-UÇK-së është operuar për të 28-tën herë nga plagët e luftës.
Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe ai operimit i është nënshtruar në Holandë.
Djali Hysniut, Musli Gucati ka treguar për Indeksonline gjendjen e z. Hysni Gucait pas operimit, i cili ka zgjatur disa orë.
“Mbrëmë e ka përfunduar operimin me sukses. Për momentin gjendja e tij është stabile. Ne kemi biseduar pas operimit nëpërmjet telefonit, pasi nuk na është lejuar të jemi fizikisht atje. Gjendjen e ka stabile, tash e përcjellim”, ka thënë ndër të tjera ai.
Të gjitha shpenzimet e këtij operimi i ka mbuluar Gjykata Speciale ka bërë të ditur Musliu.
Varësisht nga gjendja, sipas tij, ish kreu i OVL-UÇK-së do të qëndroj për disa javë i shtrirë në spital.
Procesi gjyqësor ndaj Gucatit tashmë ka përfunduar në shkallë të parë.
Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati ishte shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar, ai është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e paraburgimit.