Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni, nuk u beson syve për ‘transformimin’ regresiv që përjetoi ish-partia e tij vitet e fundit në krye me Albin Kurtin, tash Kryeministër i Kosovës. Ai është ndalur në rastin e Halil Kastratit, duke theksuar se “s’kam ditë me paramendu që degradimi mberrin deri te Halil Kastrati.”
Hyseni vazhdoi kritikën e tij duke thënë se Kastrati përfaqëson një “verzion të keq të filantropisë”, duke argumentuar se ai e ndihmon të varfrit duke e bërë atë me një prirje religjioze dhe përfitime personale minimale.