![Hyseni: Kurti e Osmani të përkohshëm, Kosova e përjetshme Hyseni: Kurti e Osmani të përkohshëm, Kosova e përjetshme](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/09/hyseni.jpg)
Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ka reaguar pas deklaratave të ministrit Liburn Aliu.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se konsensusi “i brishtë” u konsolidua mbi kauza të rreme, derisa përmendi kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.
“Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë, zuri fill krijimi i një konsensusi social e politik transnacional, domethanë kombëtar e ndërkonbëtar i cili verbërisht, por me ngulm, e besa edhe arrogancë kërkonte një forcë të re politike e cila qëllim të vetëm do të ket shkatërrimin e shtetit të Kosovës. Konsensusi, fillimisht i brishtë, me kohë u konsolidua mbi kauza te rreme dhe sot Kosova e ka këtë forcë politike e cila udhëhiqet nga Albin Kurti e Vjosa Osmani!” – tha ai.
Tutje, Hyseni ka thënë se të dy, janë të përkohshëm ndërsa Kosova e përjetshme.
“Sidoqoftë, ende besoj se pikërisht këta të dy, me gjithë vazalët e tyre janë të përkohshëm ndërsa Kosova mbetet e përhershme dhe e përjetshme!” – ka thënë tutje ai.