14.6 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Hyseni i PSD-së viziton Jakup Krasniqin e Calin në Hagë: U limituam në vizita nga disiplina strikte

- Advertisement -

Anëtari i PSD-së Zgjim Hyseni përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me tre aktivist të tjerë kanë vizituar Jakup Krasniqin e Salih Mustafën në Hagë.

Sipas Hysenit, disiplina strikte e Gjykatës e pakuptimtë për këtë fazë të procesit, i limitoi ata në vetëm këto dy vizita.

Hyseni ka rrëfyer se kjo është hera e parë që po qëndronin së bashku me Jakup Krasniqin, duke shtuar se koha aty kaloi shumë shpejt.

E plotë:

Bashkë me Rrusten, Gezonin e Arbërin, për dy ditë kemi qëndruar në Hagë. Disiplina strikte e Gjykatës, e pakuptimtë për këtë fazë të procesit, na e limitoi mundësinë për vizita. Arritem t’i shohim vetem Jakup Krasniqin dhe Salih Mustafen.

Kjo ishte hera e parë që ne e takuam Jakup Krasniqin. Ironi e hidhur. Jemi njohur e përshëndetur, por hera e parë që u takuam ishte këtu në Hagë, midis grilash e mbikëqyrjes së gardianëve. Koha këtu ka vërtetë tjetër dinamikë. 3 orë vizitë shkuan shpejt siç e kujton njeriu mirazhin e një ëndrre. Jakup Krasniqi na fliste si shokëve.

Calin e gjetëm siç e njohim: plot shaka e gjallëri. Thirrjet ia degjuam ende pa e takuar mirë: “më gjetët edhe këtu”, na tha. Kemi biseduar shtruar për politikën dhe luftën, për drejtësinë normale dhe drejtësinë speciale. Folëm edhe për fuqinë vepruese të indiferencës. Indiferencë shoqërore dhe shtetërore. Ajo shihet dhe rëndon sidomos këtu në Hage.

Edhe Jakup Krasniqi edhe Salih Mustafa janë të vetëdijshëm për “Procesin”. Nuk kanë fare iluzione, por ata e dijnë veten siç e dijnë UÇK-në. Ndërkohë, Kosova e shlirë është e zënë, po e shijon lirinë. Çkadoqoftë ajo: llogari, cinizëm, indiferencë…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit