25.4 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Hyseni: Edhe me Asociacion, euro ka pasur të jetë valuta e vetme në Kosovë

- Advertisement -

Nënkryetari  PSD-së, Zgjim Hyseni, thotë se edhe me Asociacion, euro ka pasur të jetë valuta e vetme në Kosovë.

Sipas tij, me zbatimin e Rregullores së BQK-së, Qeveria e Kosovës e ka zbatuar në mënyrë të njëanshme Asociacionin.

“Dinari ke katalizator për Asociacionin, e zbatuam në mënyrë të njëanshme Asociacionin, asgjë tjetër. Kështu ka pasur me ndodhë edhe ashtu, me Asociacion. Po, njëjtë pa pasur të ndodhë. Po, edhe po të mos kishte rregullore të BQK-së. Siç thotë në njërën prej neneve të draf-statutit financimi prej Serbisë ka me vazhdu, mirëpo kjo duhet të ndodhë në njërën prej bankave të licencuara në Kosovë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Hyseni tha se dialogu Kosovë – Serbi është fokusuar drejtë formimit të Asociacionit.

“Kur është marrë veprimi këta {Qeveria} kanë thënë se nuk diskutohet e as temë nuk është dinari në Bruksel. Por, shkojnë rregullisht në Bruksel për dinarin. Bindja ime është që energjitë dhe presioni më shumë tash janë të fokusuara drejtë Asociacionit, për shkak se afatet po rrjedhin”, shtoi ai.

Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje më 1 shkurt ka “zemëruar” Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit