3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Hyseni Durmishi pranon publikisht se e ka shok pronarin e kompanisë “Bageri” që po hetohet për falsifikim të kontratave milionëshe

- Advertisement -

Zëvendës-ministri i Infrastrukturës, Hyseni Durmishi ka pranuar se e ka shok dhe e njeh që nga vitit 2001 pronarin e kompanisë “Bageri” që po hetohet për falsifikim të kontratave milionëshe

Në emisionin Debat Plus, Durmishi pohoi faktin se e njeh dhe se e ka shok pronarin e kompanisë “Bageri”, kompani kjo që ka fituar tender më të shtrenjtë se konkurrentët për më shumë se 300 mijë euro.

Po njihem me të prej vitit 2001. Pronarin e kompanisë e kam shok” tha Durmishi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, u raportua se kompania “Bageri” kishte falsifikuar dokumentet e dy gjeodetëve duke i paraqitur sikur punëtorë të tyre për të ftuar tenderë.

Kjo kompani i kishte keqpërdorur të dhënat personale, duke krijuar dy kontrata false me emrat e dy gjeodetëve dhe kishte arritur që të fitojë dy kontrata për asfaltimin e rrugëve.

Një tender e kishte fituar në komunën e Ferizajt me vlerën 2 milionë e 472 mijë euro dhe një në Viti që kapte vlerën e 274 mijë eurove.

Durmishi gjithashtu konfirmoi faktin se aneks-kontratat nuk mund të nënshkruhen nëse “e-maili” nuk dërgohet në ministri, “e-mail” ky që ka qenë njëra prej pikave kyçe të përgjimit të publikuar nga “Ditari i Buzhalës

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit