11 C
New York
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

Hykmete Bajrami tregon të dhënat shokuese: 51 milionë për barna, 31 milionë për karburante, kështu kujdeset qeveria Kurti për qytetarët

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se në vitin 2023 Qeveria Kurti dha 51 milionë euro për shëndetësinë, teksa shpenzimet për karburantë kapën shifrën e 31 milionë eurove.

Ajo tha se kur e ka pa raportin me 51 milionë euro për barna e 31 milionë euro për shpenzim të karburanteve është shokuar.

“Në faqen 42 të Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për shpenzimet e qeverisë tek mallrat dhe shërbimet shikoni çfarë kemi. Raporti thotë se furnizimet mjekësore janë 51 milionë në vitin 2023. A e dini sa kan qenë shpenzimet e karburantit, 31 milionë të krejt qeverisë”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.

“51 milionë janë për barna e për fasha në mjekësi për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe i ke 31 milionë shpenzimet e karburantit. Ky është kujdesi që qeveria Kurti e jep për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Bajrami.

“A janë këta që thojshin nuk kemi me hyp në xhipa të zi”, pyeti Bajrami.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit