22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Hykmete Bajrami thotë se situata është alarmante: Vetëm sot u nënshkruan 5 kontrata sekrete!

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se vetëm sot janë nënshkruar pesë kontrata sekrete

Bajrami ka bërë publike edhe kontratat e nënshkruara dhe shifrat e tyre.

Për këto kontrata, deputetja kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë.

“ALARM:
Brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete
Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij, të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore.
Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë.
I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po dëformohet konkurrrenca e drejtë në treg.
Këto janë kontratat njëburimore të nënshkruara sot sipas KRPP-së:
❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË NDËRHYRJE RESTAURUESE DHE KONSERVUESE- HANI I FAMILJES ZAJMI/
9037.20 euro/
❌ AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT/ ANGAZHIMI I OFRUESIT TË SHËRBIMEVE PROFESIONALE PËR PROCESIN E LIKUIDIMIT PËR TË GJITHA NSH-TË ASETET NËN ADMINISTRIMIN E AKP-SË/ 249,900.00 euro/
❌ QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVËS/ PUNË SHTESË TË KONTRATËS RENOVIMI I KLINIKËS SË KARDIOKIRU-RGJISË NË QKUK/ 74,572.83 euro/
❌ MINISTRIA E KULTURËS/ FURNIZIM ME PAJISJE PUNE DHE MATERIALE TË NEVOJSHME PËR RESTAURIM-KONSERVIMIN E ARTEFAKTEVE DHE KABINETEVE PËR MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS- RITENDERIM I DYTE/ 65,000.00/
❌MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH-POSTËS NË MITROVICË/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH POSTËS NË MITROVICË/ 8,197.12 euro/
Për informacion të të gjithëve kjo Qeveri i ka ulë pagat e personelit të AKP-së. Tash me kontratë njëburinore paska blerë shërbime profesionle në shumë 250 mijë euro, me shumë gjasë do të dalin të jenë militantë të LVV-së sikur te rasti i KEK-u, derisa në AKP janë dhjetëra punëtorë në që kanë përvojë punë 20 vjeçare e janë të thirrun me e kry këtë punë” shkruan Bajrami në reagim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit