Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së nëse do të ketë garë të hapur

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një intervistë në Klan Kosova ka konfirmuar se në zgjedhjet e radhës në Lidhjen Demokratike të Kosovës që mbahen vitin e ardhshëm do të garojë për kryetare të partisë.

Bajrami ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë vetëm nëse do të ketë garë të hapur, meqë sipas saj nuk përjashtohet që kryetarët e degëve të merren vesh për emrin e dikuj.

“Nëse ka garë të hapur, do të kandidoj për kryetare të LDK-së”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit