8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Humolli: ShBA dhe BE po gabojnë me presionin mbi Kurtin

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka folur për situatën aktuale në vend, me fokus të veçantë për situatën në Veriun e Kosovës, marrëveshjen finale me Serbinë dhe për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve në një shtet, në një të ardhme të afërt.

Për këtë pjesë ka insistuar disa herë saqë ka shkuar aq larg, duke vlerësuar se pa bashkimin e shqiptareve në një shtet nuk do të ketë rahati në Evropë.

Ai thotë për Gazetën Blic se SHBA dhe BE po bëjnë presion të madh ndaj Kosovës, ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kohëve të fundit dhe favoret që këto vende po i bëjnë Serbisë e Aleksandër Vuçiqit.

Humolli thotë se nuk ka rëndësi nëse SHBA mund ta rrëzojë shefin e tij nga qeveria, për shkak të mos-dëgjueshmërisë për vendimin për targat.

“Pak ka rëndësi a shkon Kurti në shtëpi apo rri si kryeministër, por në qoftë si i bëhet presion kryeministrit të Kosovës të punojë kundër interesave të popullit të Kosovës dhe pro interesave të Beorgadit, s`kemi çka të diskutojmë… sepse sot po i bëhet presion Kurtit në favor të Vuciqit, amerikanët në thonjëza po i quajë, sepse jam i bindur se nuk është ajo, janë në presion për shkak të nevojave për unitet në raport me Rusinë dhe ne po e qesim në pozitë të keqe Amerikën. Por unë jam shumë i bindur se e drejta e popullit tonë për të jetuar të lirë e respektojnë Franca, populli francez, populli gjerman, krejt popujt e Evropës…. Në qoftë se SHBA është me Beogradin, atëherë ajo nuk është aleat i joni as SHBA as BE, BE-ja Kosovën nuk e njeh si shtet dhe kur se njeh si shtet, këta po e trimërojnë Beogradin të sillet kështu, sikurse BE të kishte dal me deklaratë së Kosova është shtet i pavarur, atëherë Beogradi ishte sjell ndryshe, sikurse se Këshilli i Sigurimit të kishte deklaruar se Kosova është shtet i pavarur Beogradi do të sillej krejt ndryshe… nuk ka demokraci në botë që t`ia shkelesh të drejtën një populli.. I kam të qarta lojërat politike që bëhen sikurse  te Ibrahim Rugova duke i thënë duhet të veprosh në mënyrë paqësore, ndërsa neve na thonin se duhet t`i kapnim pushkët për të luftuar”, thotë Humollli.

Ndërsa, sa i përket planit franko-gjerman, ai thotë se ka rezerva derisa vjen nga Franca, pasi ajo është aleate e Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit