Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Këshillit Komunal të Sigurisë në komunën e Gjilanit, e thirrur nga kryetari Alban Hyseni, pas vrasjes së tre personave në tri ditët e fundit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda për emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, nuk pati deklarime për media.
“Nuk pati deklarime, duke marrë parasysh që rasti është i ndjeshëm”, tha ajo






