Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit

- Advertisement -

Hendbollistet e Kosovës kanë bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Kampionatit Botëror 2027, duke siguruar për herë të tretë radhazi kualifikimin në raundin e fundit të kualifikimeve për ngjarjen më të madhe të hendbollit botëror.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj Estonisë, të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” arritën ta sigurojnë avancimin falë fitores bindëse të së premtes, me rezultat 39:22.

Në ndeshjen e dytë, Kosova pësoi humbje me rezultat 27:25, por epërsia prej 17 golash nga përballja e parë rezultoi vendimtare për kualifikimin.

Pjesa e parë e takimit të së shtunës përfundoi baras, 14:14, ndërsa edhe në minutat e para të pjesës së dytë zhvillimi i lojës ishte i ekuilibruar. Megjithatë, Estonia arriti të krijonte epërsi deri në pesë gola rreth minutës së 50-të.

Të ngjashme

Të fundit