6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Humbën gjatë eksplorimit në mal, shpëtohen turistët grekë

- Advertisement -

Shërbimet e Policisë shqiptare iu erdhën në ndihmë tre turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga tre turistët grekë kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.

Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional. /A2CNN/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit