Pas daljes së parë të Jozit nga shtëpia e “BBV4” dhe pasi Loredana pa disa nga deklaratat e tij jashtë, ajo vendosi të shkëpuste romancën e tyre dhe vazhdoi e lojën e saj.
Jozi është rikthyer në shtëpi me një sjellje shumë të ftohtë ndaj saj dhe ballafaqimi i tyre nuk ishte ashtu si e prisnim.
Edhe pse Loredana ka tentuar disa herë këto ditë për tu sqaruar me Jozin dhe për tu rikthyer bashkë, ai ka vazhduar me qëndrimin e tij duke treguar se nuk ia fal ato çfarë ajo ka bërë në shtëpi pas ikjes së tij.
Jozi: Të kam dashur fort dhe të kam respektuar
Loredana: Edhe unë ty, ti ke përfituar
Jozi: Jo, unë vetëm kam humbur nga ty, humba lojën për fajin tënd.