18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Humb jetën aksidentalisht një 45-vjeçar në Maliq, i shkrepi arma duke e pastruar

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën aksidentalisht në Maliq, pasi dyshohet se duke pastruar armën, ajo ka shkrepur gabimisht.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit