24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Hoxhaj: Qeveria Kurti s’ka guxim të publikojë se çfarë ka pranuar

- Advertisement -

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mos-publikimin e asaj se çka kanë pranuar nga marrëveshja, për të cilën thotë se tashmë të gjithë e dimë që Qeveria Kurti po negocion fshehtë për statutin e Asociacionit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët, siç u shpreh ai, e dinë se sekreti qeveritar dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës.

“Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocion fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët e dinë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit