Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme nuk janë për dallime personale, por për përballje me, siç tha ai, konceptin politik të kryeministrit Albin Kurti.
Në një deklaratë publike, Hoxhaj tha se çështja kryesore nuk lidhet me individë apo marrëdhënie personale, por me drejtimin politik të shtetit.
“Ne nuk duam ta mbrojmë Amerikën nga Kurti, por ne duam ta mbrojmë Kosovën nga Kurti. Ky është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve, jo për shkak të dallimeve personale, por për shkak të konceptit të tij politik që ka paraqitur rrezik”, u shpreh ai.
Ai shtoi se, sipas tij, zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen institucionale dhe politike të vendit.






