Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka thënë tri herë “jo” gazit amerikan.
Sipas Hoxhajt, veprime të tilla do të kenë pasoja fatale për vendin duke ia hedhur fajin Qeverive të Kurtit nga viti 2019 e tutje.
“Qeveritë e Kosovës, nga viti 2019, të udhëhequra nga Albin Kurti, e deri më tash, tri herë i kanë thanë ‘jo’ gazit amerikan, për arsye të rreshtimit të tyre të gabuar gjeopolitik”, tha Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Unë mendoj që kjo do të jetë me pasoja fatale për të ardhmen e vendin për fajin e asaj Qeverie”.
Këto refuzime, për Hoxhajn tregojnë se nuk kemi të bëjmë më me raste të izoluara.






