-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hoxhaj: Kurti humbi mundësinë historike që me Joe Biden ta marrim njohjen nga Serbia

- Advertisement -

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se me largimin e Presidentit Joe Biden ng administrata amerikane, Qeveria Kurti humbi përgjatë katër viteve mundësinë historike për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

Ai shkruan:

“Me zgjedhjet amerikane sot, po vjen fundi i një lidhjeje tradicionale, personale dhe emocionale të Joe Biden me Kosovën 🇽🇰🇺🇸, duke mbështetur si rrallëkush për katër dekada lirinë dhe pavarësinë tonë si Senator, Zëvendëspresident dhe President në çdo situatë, ku vetë personalisht kam raste konkrete të kësaj mbështetje politike dhe personale të tij me motive edhe emocionale!

Mjerisht, për katër vite, Qeveria Kurti humbi mundësi historike sa ishte Joe Biden në pozitën e Presidentit të SHBA-së për të përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës për të marrë njohjen e ndërsjellë dhe njohjen universale të Kosovës! Ky është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës, duke humbur një mundësi të artë, dhe koha do të tregojë sesa kolosal është dëmi i kësaj mundësie të humbur!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit