8.8 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Edon Zhegrova shkëlqen në barazimin ndaj Juventusit, fiton Liverpooli e humb Man City

- Advertisement -

Lille e ka fituar me mund një pikë ndaj Juventusit, derisa Liverpool vazhdoi me fitore duke mposhtur Bayer Leverkusenin, kurse Man City pësoi humbje të thellë te Sporting CP.

Skuadra franceze zhvilloi një tjetër paraqitje solide, ku barazoi në shtëpi ndaj Juventusit me rezultat 1:1.

Ylli i Kosovës Edon Zhegrova ishte prapë vendimtar. Këtë herë dribloi lojtarin e Juves si dhe dhuroi një asistim nga gjysma e fushës për Jonathan David, i cili i dha epërsinë vendasve (27’).

Juventusi pastaj ishte skuadër më e mirë, ku arriti ta barazonte rezultatin përmes Dason Vlahovic, që shënoi nga pika e bardhë (60’).

Dy skuadrat kishin raste tjera shënimi por që s’i finalizuan. Si Juve ashtu edhe Lille tani kanë nga shtatë pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli po vazhdon të shkëlqejë me Slot, ku triumfuan në “Anfield” me rezultat 4:0 ndaj Bayer Leverkusenit.

Mysafirët e nisën më mirë duke shënuar në fakt përmes Jeremie Frimpong, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, gjatë pjesës së dytë Liverpool ishte e pandalshme. Fillimisht Luis Diaz shënoi një gol të bukur për të marrë epërsinë (61’).

Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë Cody Gakpo realizoi me kokë pas harkimit të Mo Salah për ta dyfishuar rezultatin (63’).

Fitoren pastaj e vulosi Diaz, i cili realizoi edhe dy herë për ta kompletuar edhe het-trikun (83’, 90+3′).

Liverpool tani është lider me 12 pikë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Leverkusen renditet në pozitën e 11-të me shtatë sosh.

Ndërkohë, Man City ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Sporting CP, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:4.

Mysafirët kaluan herët në epërsi përmes Phil Foden, i cili realizoi pas vetëm katër minutave lojë.

Mirëpo, Sporting u këndell përmes sulmuesit në top formë Victor Gyokeres, i cili realizoi pas asistimit të Quendas (38’).

Skuadra portugeze pastaj vetëm disa sekonda pasi nisi pjesa e dytë e përmbysi epërsinë falë Araujos (46’).

Kurse, vetëm tre minuta më vonë Gyokeres shënoi golin e dytë personal duke realizuar nga pika e bardhë (49’).

Suedezi s’u ndal më kaq duke e kompletuar het-trikun nga pika e bardhë sërish (81’).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit