Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Blic Interview, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit është draft-statuti i parë që ka Republika e Kosovës, në të kaluarën s’ka patur diçka të tillë.
Hoxhaj ka thënë se tashmë dëmi veç është bërë dhe se vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta japë mendimin e plotë rreth asaj se sa ka dalë jashtë sitemit politik ky draft-statut i Asociacionit.
Ai ka thënë se draft-statutin të cilin Albin Kurti e ka pranu është autonomi e plotë.
“Këtë draft-statut të cilin Albin Kurti e ka pranu është autonomi e plotë”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka thënë se tashmë Asociacioni po themelohet për anëtarësim në Këshill të Evropës, ndërsa më herët tha se ka qenë parakusht për njohje të ndërsjelltë.
“Në rrafshin politik nëse Republika e Kosovës do të zotohej nga 2013 që të zbaton atë marrëveshje të Asociacionit, në përputhje me vlerësimin që ka bërë Gjykata Kushtetuese, unë mendoj se nuk do ta trondiste sistemin tonë politik, përkundrazi do të ishte një bazë për t’a marrë njohjen e ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ne në atë kohë kemi patur qëndrime publike dhe politike, për ne themelimi i Asociacionit ka qenë në këmbim për njohje të ndërsjelltë”, ka thënë Hoxhaj.