14.9 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Hoxha: E shoh si betejë të vështirë të Qeverisë Kurti për të ndalur themelimin e Asociacionit

- Advertisement -

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se “Se nëse Serbia e pranon, nuk ndryshon cilësia e planit, por rritet serioziteti i tij dhe presioni i Bashkësisë Evropiane që do të bie mbi ne”.

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se është i sigurtë që Serbia është duke shkuar drejt pranimit  të planit franko-gjerman.

“Se nëse Serbia e pranon, nuk ndryshon cilësia e planit, por rritet serioziteti i tij dhe presioni i Bashkësisë Evropiane që do të bie mbi ne”, ka thënë Hoxha.

Hoxha në “Debat Plus” ka thënë se pret që çështja e Asociacionit që nga nesër të jetë “çështje e madhe”.

Tutje ai ka thënë se e sheh si betejë shumë të vështirë të Qeverisë Kurti për të ndalur themelimin e Asociacionit.

“Derisa Serbia deri dje nuk ka pasur qëndrim pozitiv karshi planit franko-gjerman, ti ke pas një argument shumë të fort për të thënë se Asocicioni nuk guxon të filloj të zbatohet pa pasur një përfundim të tillë”, ka shtuar Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit