Analisti Ylli Hoxha ka thënë se pajtohet që Gjermania e Franca kanë vendim për kushtëzim me asociacionin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Unë pajtohem që po duket se Gjermania e Franca kanë vendim për kushtëzim me asociacion për anëtarësimin e Kosovës në KiE, edhe deklarata e kryeministrit që flet për këtë situatë është dëshmi që në prapavijë ka pasur një kërkesë të tillë se përndryshe kryeministri nuk del me kësi lloj qëndrimi,” ka thënë Hoxha në “Debat Plus”.
Sipas Hoxhës, sado që tentohet ti trajtojmë më korektësi Francën e Gjermaninë nëse ato janë promotor i bllokimit, këto kanë paraparë marrëveshjen që të kenë sukses.
“Problemi është që me bllokimin e Kosovës në KiE, dy froca që u bënë pishtar i një transformimi të rajoni si pasojë e luftës në Ukrainë, e morën zellin e planit franko-gjerman që ta transformojnë rajonin që të mos i lënë hapsirë Rusisë po bëjnë veprime që janë në kundërshtim me motivin e tyre.”
Plani franko-gjerman sipas tij ka qenë plan që ka pasur një plan vetëm në rast suksesi e në rast mossuksesi ska plan e veprimet e tyre sipas Hoxhës janë kontradiktore
“Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë ka Serbia qartazi sepse synimi i Serbisë është bllokimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare,” tha Hoxha.