Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka shkuar në Qeveri për një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit, Hovenier do të flasë para mediave në 11:30, ka mësuar Gazetës Express.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë të shtunën vonë lëshoi një deklaratë ku thuhej se Qeveria e Kosovës po i rritë pa nevojë tensionet me veprimet e fundit.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier në deklaratë pak para mesnatës.