Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, sot në Prishtinë kujtoi veprën dhe përpjekjet e tij për çështjen e Kosovës në vitin 1999 kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po kryente spastrim etnik në Kosovë.
Hovenier tha se Dole nuk donte vetëm fjalë, por edhe vepra
“Ai kërkoi veprime nga qeveria amerikane, nga partnerët e qeverisë dhe veçanërisht prej vetes së tij”.
Ai tha se Dole erdhi në Kosovë para 34 vjetësh për “çështjen e mohimit të të drejtave bazike të njeriut nga regjimi i Millosheviqit që nuk ishin shumë të njohura ose të mirëkuptuara nga komuniteti ndërkombëtar”.
Senatori Dole e dinte që këtu ishte diçka keq dhe gabim, prandaj ai donte të dinte më shumë”.
Ai tha se për këtë e organizoi vizitën e senatorëve që ta shohë situatën vetë.
“Ai [Dole] dëshiroi që çdokush në këtë planet t’i gëzojë këto të drejta, përfshirë edhe njerëzit në Kosovë. Zotimi i tij ishte i palëkundur për demokracinë, dinjitetin njerëzor, gatishmërinë e tij për të qëndruar për çdokënd që iu mohohen këto të drejta”.
Hovenier tha se Dole u përpoq që zërat e njerëzve të Kosovës të dëgjohen dhe që të drejtat e tyre të respektoheshin