Hovenier mesazh politikanëve: Lini anash dallimet për të mirën e Kosovës

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, u ka kërkuar politikanëve kosovarë që t’i lënë anash dallimet për të mirën e vendit.

Këtë kërkesë ai e bëri në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 7 qershor.

“Mesazhi im për të gjithë që janë përfshirë në procesin politik në Kosovë është i dyfishtë”, tha Hovenieri në Rubikon të Klan Kosovës.

“E para, të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë liderët politikë duhet të krenohen me atë se çfarë ka shënuar dhe arritur Kosova deri më tani në një kohë të ndërlikuar”.

“Të gjithë ne e dimë se ku ishte Kosova në vitin 1999 ose në kohën e pavarësisë në vitin 2008 dhe shihet tash ku është në vitin 2026. Ndonëse nuk kam qenë aty që nga viti 2024, ka një hapësirë për t’u krenuar dhe ka një bazë të jashtëzakonshme për një shtet demokratik, prosperues dhe të avancuar të Ballkanit Perëndimor”.

Për Hovenierin këto zgjedhje duken pikënisje e rëndësishme për të parë se çfarë drejtimi do të marrë Kosova, duke përfshirë edhe raportin me ShBA-në dhe BE-në.

“Dhe këto zgjedhje, si të tjerat, janë një momentum shumë i rëndësishëm që njerëzit të bëjnë një përzgjedhje se si duan të lëvizin përpara”.

“Mesazhi im do të ishte për të gjithë: Ju lutem, lini mënjanë dallimet e vogla politike për të mirën e vendit, të kombit dhe të popullit të Kosovës”.

“Janë disa çështje të rëndësishme të cilat Qeveria e ardhshme do të duhej t’i trajtonte. Kjo ka të bëjë edhe me natyrën e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në dhe administratën e Trumpit, që mund të jetë e ndërlikuar, por edhe me raportin e Kosovës me BE-në. E ardhmja e Kosovës duhet të jetë në familjen evropiane.”

Të ngjashme

Të fundit