Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mbajtur ligjëratë në Fakultetin Juridik në një vjetorin e agresionit rus në Ukrainë.
Ambasadori Hovenier, në ligjëratën e tij për studentët e drejtësisë dhe të pranishmëve të tjerë, vlerësoi pozicionin e Kosovës karshi pushtimit rus në Ukrainë.
“Kosova është bërë shtëpi për ukrainasit – aktualisht janë rreth 12 gazetarë që janë vendosur këtu. Ju keni qëndruar përkrah nesh lidhur me regjimin e sanksioneve. Keni dhënë aq sa keni pasur mundësi – rroba, kampanja për ngritje të fondeve e shumëçka tjetër. Këto veprime mund të duken akte të vogla, por kur bashkohen me të tjerat – krijojnë diçka shumë të madhe”, theksoi ambasadori Hovenier.