Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar performancën e qeverisë aktuale në sektorin e arsimit në fillim të viti të katërt shkollor në mandatin e tyre.
Hoti renditi mangësitë e qeverisë në përmbushjen e premtimeve në arsim, duke theksuar se fillimi i vitit shkollor është i dëmtuar nga disa çështje kritike.
Ndër shqetësimet më të rëndësishme, shkroi Hoti në Facebook, është mos furnizimi i teksteve shkollore në kohë dhe me një çmim të përballueshëm, gjë që Hoti thotë se do të ndikojë rëndë në aftësinë e shkollave për të filluar vitin pa probleme.
“Ja premtimet dhe realizimi i tyre për fushën e arsimit. Nesër nis viti i katërt shkollor në mandatin e kësaj qeverie. Nuk do koment.
Kësaj liste i shtohet edhe dështimi në furnizim me libra në kohë dhe me kosto të ulët, duke pamundësuar nisjen mbarë të vitit shkollor. Dialogu me sindikatat ka munguar plotësisht, duke pamundësuar përgatitjen e kontratës së re kolektive. Të mos flasim për rishikimin e vazhdueshëm të cilësisë së librave dhe materialeve e qasjeve në mësimdhënie, apo për pajisjen e secilës shkollë me pedagogë, psikologë e staf tjetër ndihmës për mësimdhënësit dhe nxënësit.” – ka shkruar ai.