Hoti reagon pasi u la jashtë 10-shes së LDK-së

- Advertisement -

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë, Lidhja Demokratike ka vendosur të bëjë disa ndryshime në renditjen e numrave.

Me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe ekipit të saj në LDK, ka ndryshuar edhe renditja e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt.

U raportua se për herë të parë prej shumë kohësh, Avdullah Hoti është lënë jashtë 10-shes së partisë, duke u renditur i 11-ti.

 

Mbi këtë, ka reaguar edhe vet Hoti, duke thënë se numrat i përcaktojnë qytetarët.

 

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët.

 

I juaji,

 

Avdullah Hoti” shkroi ai.

 

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvend zhvillohen më 7 qershor

Të ngjashme

Të fundit